Rubin Hebaj u transferua gjatë muajit shkurt në Uzbekistan, duke u bërë futbollisti i parë shqiptar që luan në këtë kampionat.
Sulmuesi shkodran ka firmosur me FK Andijon deri në dhjetorin e këtij viti. Skuadër që po luan aktualisht në shtëpi përballë OKMK. Të cilët kanë shpalosur një banderolë gjigante me të në mes të saj. 14 gola numëron në total Hebaj mes kampionatit dhe Kupës (12+2). Duke bërë që të shndërrohet në idhullin e tifozerisë së skuadra uzbeke. “Luftëtari Hebaj”, shkruajnë shqip ultrasit e Andijan.
Futbollisti shkodran është golashënuesi më i mirë i kampionatit të Uzbekistanit me 12 realizime. Hebaj e ka nisur si titullar, teksa është përballur me një surprizë të jashtëzakonshme nga tifozët e tij. /Supersport
Top Channel