23/11 14:29
Olsa Muhameti ishte e ftuar këtë javë në “Më lër të flas”, për të diskutuar mbi një temë mjaft të ndjeshme për shoqërinë, sikurse është ulja e lindshmërisë.
Ajo ka ndarë me publikun edhe detaje mbi lidhjen më të gjatë që ka pasur, e cila ka zgjatur plot 10 vite.
E pyetur se kur mendon të martohet dhe të lindë fëmijë, autorja e emisionit “Për’puthen” u përgjigj kështu: “Unë s’e kam aspak problem të gjej dikë dhe të lind fëmijë, por s’ka qenë zgjedhja ime deri më tani…”
Mandej ajo shtoi: “Mami më ka pyetur njëherë: ‘A je e lumtur?’ Dhe unë iu përgjigja ‘PO”
“Kur të mos jem më e lumtur kështu, do gjej një partner me të cilin do martohem dhe do sjell në jetë një fëmijë”, tha ajo.
Top Channel