I tha se ishte ‘infertil’, britanikja kërkon mbështetje financiare nga burri mashtrues. Edhe gra të tjera e pësuan si ajo (fotot)

28/10/2023 15:38

Një biznesmenë britanike që ishte mjaft e zënë me dy fëmijët e saj, ankohet se ‘i besoi’ gënjeshtrave të një burri që e la përsëri me barrë duke i thënë se ishte ‘infertil’ edhe pse kishte katër fëmijë të tjerë.

Tina Maia thotë tashmë se ndjehet e futur në grackë nga “gënjeshtari” joshës dhe tani kërkon dëmshpërblim bashkë me gra të tjera që e “pësuan” si ajo.

48 vjeçarja Buckinghamshire në Britaninë qendrore, thotë se u njoh me 51 vjeçarin Neil Lawman ne New York, një burrë i çiltër në dukje, konsulent informatike nga Southend-on-Sea, në një konferencë pune në 2016.

Ata nisën të komunikonin dhe Tina ndjeu shpejt një lidhje me Lawmen dhe nisën të shoqëroheshin për disa muaj, duke u ngushëlluar nga fakti se të dy ishin të divorcuar.

Lawman dukej i ndershën e i hapur teksa Tina e përshkruante si një “ndryshim” të freskët, por më vonë kur ajo mbeti shtatzënë pa anën e tij neglizhente kur sipas gruas, ai i tha se nuk donte t’ia dinte për fëmijën.

“Ai ishte tërheqës, dukej si një djalë çapkën, ne asokohe jetonim të dy në SHBA dhe u lidhëm shpejt. Por në biseda Lawman i kishte thënë se nuk ksihte fëmijë pasi ishte infertil, dhe se kjo kishte sjellë prishjen e martesës së tij.”

Kur dyshja vendosën të bënin seks, Tina thotë se i kërkoi Lawman nëse kishte një kondom dhe ai ishte përgjigjur se “ishte alergjik ndaj plastikës”.

Disa javë më vonë Tina kuptoi se nuk ndjente me periudhat menstruale dhe u habit kur testi i shtatzanisë doli pozitiv, pasi Lawman i kishte thënë se nuk mund të lindte fëmijë.

Kur Tina u konfrontua me Lawman ai e kërcënoi se do të shkonte në polici ta raportonte për shpifje.

Lawman gjithashtu kishte refuzuar testin e ADN-së dhe kur vajza lindi ajo thotë se ai nuk erdhi ta shikonte.

Tina kishte besuar se Lawman ishte një biznesmen i suksesshëm pasi kontrolloi në internet dhe pa emrin e tij të lidhur me shumë kompani teknologjike, por ajo zbuloi gjithashtu se ish-gruaja dhe dy vajzat e tij e tij jetonin në Britani dhe jo në New York.

Duke vijuar kërkimet e saj ajo ra në kontakt me të tjera gra të mashtruara prej ‘don-zhuanit’.

Në një intervistë me mediat, Lawman ka mohuar akuzat: “Kjo nuk është e vërtetë, për këtë po vepron policia e Southend dhe nuk mund të bëj komente”.

Tina komunikoi dhe eshte bere mike me ish-gruan e Lawman, duke mbështetur njëra-tjetren per abuzimin e pretenduar ndaj tyre.

Sipas raportimeve Jason Lawrence është shpallur fajtor se ka gënjyer për faktin se kishte bërë një ndërhyrje vaseksomie në vitin 2019 – por ende nuk  është dhënë një verdikt për çështjen.

FOTO GALERI
1/5
Tina Maia, me vajzen gjashte-vjecare te Neil Lawman

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA