100 vjet më parë Mustafa Kemal Ataturku shpalli Republikën e Turqisë me vizionin që ajo të ishte perëndimore, moderne, laike dhe paqësore.

Turqit laikë kanë spekuluar prej javësh sesi do të kremtojë qeveria konservatore islamike e presidentit Rexhep Tajip Erdogan këtë gur të rëndësishëm kilometrik të themelimit të republikës. Deri pak ditë më parë nuk kishte asnjë program zyrtar në rend dite. Dyshohet se edhe diplomatë të huaj kanë shkëmbyer informacione nëse dikush ka marrë ftesë apo jo.

Vetëm të premten e kaluar, departamenti i komunikimit i Erdoganit njoftoi një seri ngjarjesh që nxjerrin në pah epokën e Erdoganit. Turqit laikë tani janë të bindur se frika e tyre është konfirmuar, thotë DW.

Erdogan po përpiqet të fshijë trashëgiminë e themeluesit Ataturk, të zë vendin e tij dhe të krijojë një kult të figurës së tij në një vend islamik. Babai i Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturk, prezantoi një ndarje të qartë të shtetit nga feja. Sipas parimit të të ashtuquajturit të laik, ai shfuqizoi edhe vëllazëritë fetare dhe kalifatin, prandaj islamistët e urrejnë edhe sot. Kurse Erdogan mbështet grupe të tilla që kur erdhi në pushtet dhe u jep atyre privilegje të shumta. Ai nuk e thotë kurrë emrin e plotë të Mustafa Kemal Ataturkut. Për të, ai është gjithmonë “veterani Mustafa Kemal”. Ataturk do të thotë paraardhësi i turqve. “Ai duket se nuk e pranon këtë”, është një prej kritikave të përhapura.

Jeta private liberale e Ataturkut dhe konsumimi i tij i alkoolit janë gjithashtu të përbuzur në jetën e Erdoganit dhe në qarqet e AKP-së. Rexhep Tajip Erdogani, sipas skeptikëve, po kërkon të hyjë në histori si një burrë shteti që e futi republikën në shekullin e dytë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA