Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela e ka konsideruar daljen e Shqipërisë nga lista gri e pastrimit të parave fryt dhe kontribut thelbësor të seksioneve të posaçme në 7 prokuroritë kryesore të vendit.
Sipas Çelës, fitorja e sotme i aderohet strategjisë së hartuar nga Prokuroria e Përgjithshme në vitin 2020 për të luftuar këtë fenomen.
“Shqipëria del nga lista gri e pastrimit të parave, fryt ky edhe i një kontributi thelbësor të seksioneve të posaçme në 7 prokuroritë kryesore të vendit, ngritur në kuadër të zbatimit të strategjisë së hartuar nga Prokuroria e Përgjithshme në vitin 2020 për të luftuar fenomenin”- shkruan Çela.
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete gjatë një konference me FMN-në dhe Bankën e Shqipërisë tha se Task Forca për Veprimin Financiar (FATF) ka marrë vendimin për nxjerrjen e Shqipërisë nga lista gri. Sipas ministrit, ekonomia e vendit ka treguar qëndrueshmëri përballë një seri goditjesh, duke pasur një nga rikuperimet më të shpejta në nivel rajonal.
Top Channel