Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës tha se 12 kamionë ndihma hynë në Gaza përmes pikës kufitare Rafah me Egjiptin të enjten, duke transportuar ujë, ushqim, ilaçe dhe furnizime mjekësore – por pa karburant.
Organizata tha se ka marrë 74 kamionë që nga rifillimi i transferimeve të ndihmave humanitare në Rripin e Gazës disa ditë më parë.
Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara theksuan se qindra kamionë ndihma hynin në Gaza çdo ditë përpara sulmeve vdekjeprurëse të 7 tetorit nga Hamasi, që do të thotë se furnizimet bazë po rrjedhin në enklavë me një ritëm shumë më të ngadaltë se sa nevojitej.
Izraeli vazhdon të bllokojë plotësisht dërgesat e karburantit, duke thënë se Hamasi do ta devijojë atë vetëm për përdorim ushtarak.
Top Channel