Rrapet mbi gjysëmshekullor në Durrës po kthehen në rrezik për qytetarët dhe automjetet.

Mbrëmjen e kaluar një prej rrapeve buzë rrugës së ish-rajonit të policisë në lagjen 5 të qytetit u këput dhe ra mbi një makinë të parkuar në anë të rrugës, duke shkaktuar dëme materiale, po dhe mungesë të energjisë në zonë derisa u ndërhy nga brigada e punimeve për heqjen e pemëve dhe sistemimin e kabllove elektrikë dhe telefonikë. Nga rënia e pemës është dëmtuar edhe një pusetë që ndodhej ngjitur me rrapin, që këtë paradite është prerë dhe larguar, ndërsa po punohet për sistemimin e pusetës dhe pjesës përreth.

Dëmtime të shumta ka përgjatë të gjithë trotuarit, pasi dhe rrapet e tjerë përbëjnë rrezik, sipas banorëve. Një tjetër pemë shumëvjeçare, një plep, u rrëzua në zonën e plazhit nga era e fortë dhe moti i keq i ditëve të fundit. Këputja e plepit në plazh, në sektorin Iliria shkaktoi bllokim të përkohshëm të njërës korsi të rrugës.

Pemët e vjetra dekorative përgjatë rrugëve të Durrësit dhe plazhit kanë nevojë të vazhdueshme për mirëmbajtje, krasitje, dhe mbikqyrje nga ndërmarrjet e shërbimeve komunale në mënyrë që të shmanget në kohë këputja dhe pasojat nga rrëzimi i tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA