Nuk ka fitues në “Arenën e Demave”, Erzeni-Laçi ndajnë pikët në javën e dhjetë

27/10/2023 19:13

Erzeni dhe Laçi nuk shkojnë më shumë se barazimi 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë Superiore.

Në stadiumin “Arena e Demave”, të dyja skuadrat krijuan rastet e tyre, treguan dëshirë dhe grintë, por goli ishte një mision i pamundur.

Një barazim që rikthen të dyja skuadrat te pikët, kjo pasi si shijakasit ashtu edhe kurbinasit u prezantuan në këtë përballje pas humbjeve respektive, ndërkohë që tani, Erzeni prek kuotën e 12-të pikëve në vendin e tetë, ndërsa Laçi qëndron momentalisht në vendin e tretë me 14 pikë./ Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA