Momentet e pabesueshme kur shoferja ‘heroinë’ pret beben e lindur nga klientja e taksisë së saj në Brazil (fotot)

27/10/2023 15:36

Në pamje të publikuara sot shiheshin momentet heroike kur një taksiste braziliane ka pritur beben e lindur nga klientja në sediljen e pasme të taksisë së saj, dhe madje nuk pranoi para as për udhëtimin.

Iara Alencar dos Santos ka treguar për mediat sesi u detyrua të bëhej ‘një mami’ brenda disa sekondave.

30-vjeçarja kishte marrë për udhëtimin prej gjashtë km vajzën e re dhe vjehrrën e saj drejt spitalit.

Por klientja e re ishte tetë muajshe shtatzënë dhe gjatë udhëtimit 21 vjeçarja nisi papritur dhimbjet e lindjes.

Në pamjet e regjistruara nga kamera e taksisë shihet reagimi shpejtë i Iaras kur Sandy nisi të lindte në sediljen e pasme të automjetit.

“Po del”, thërriti nëna e re, ndërsa Iara pyeti: “Çfarë po del moj vajzë?’.

Sandy më pas i përgjigjet: “Koka!’

Iara më pas dëgjohet që thotë, “Oh Zot i madh,’ teksa ndalon makinë dhe nxiton prapa te e reja dhe vjehrra e saj.

Sandy shihet më pas duke lindur beben e saj ndërsa Iara e pret duke dalë nga barku dhe e mban në duar, duke i dhënë nënës së re kohën e nevojshme për t’u qetësuar.

“Nga shofere u bëra një mami brenda disa sekondash”, tha Iara, për mediat, e cila është dhe vetë nënë e një fëmije.

“Unë e kuptova që ajo ishte me dhimbjet e lindjes por nuk e dija që do të vinte kaq shpejt”.

“Bebja nuk donte të priste deri në spital”, shtonte gruaja taksiste, teksa të voglit Yure Adrian iu deshën vetëm dy minuta për të ardhur në botën tonë.

Lindja raportohet se ndodhi disa dhjetra metra larg spitalit, ku Iara ndaloi makinën dhe nisi t’i binte borisë për të dhënë alramin te mjekët.

Ajo shtonte se korda e kërthizës ishte rrotulluar rreth qafës së djalit dhe shoferja e liroi me kujdes nga i sapolinduri.

Ajo shtonte se nuk ndjente asnjë lloj frike, por emocione të larta për eksperiencën.

Sandy e Yure u shtruan më pas në spital dhe Iara ishte e lirë të shkonte, por është takuar shpesh me nënën e re dhe familjarët e tyre.

Me sa i kanë thënë, nëna dhe i biri janë në shëndet të mirë.

Babai i fëmijës Michael Adrian, 31 vjeç, tha për mediat se ishte mirënjohës për ndihmën e Iara.

Adrian tha: “Është prekëse për mua dashamirësia që ajo kishte për gruan time. Ajo është një grua e dërguar nga Zoti sepse jo të gjithë kanë dashamirësi të tillë”

“Makaina iu bë pis por ajo nuk pranonte të merrte para për udhëtimin”.

FOTO GALERI
3/8
30-vjeçarja kishte marrë për udhëtimin prej gjashtë km vajzën e re dhe vjehrrën e saj drejt spitalit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA