Loja e mirë nuk mjafton për të ruajtur vendin e punës dhe këtë e ka të qartë trajneri kroat i Torinos, Ivan Juric, që në prag të sfidës ndaj Lecces ka komentuar edhe zërat që e ardhmja e tij në stolin ‘granata’ është në dyshim.
Kroati e kaloi me humor situatën, teksa theksoi se është i bindur që ka bërë më të mirën e mundshme për Torinon dhe pret të marrë frytet e punës në fushë.
“Kur isha në pikëpyetje te Genoa, isha në zi, pasi e përjetoja si fundin e botës. Tani jam i vaksinuar dhe e përballoj shumë më mirë. Unë jam i bindur që kam bërë punën e duhur dhe zgjedhjet më të mira, por ndonjëherë duhet edhe fat, që shpresoj ta kemi që në ndeshjen ndaj Lecces, pasi na duhet fitorja”, u shpreh Juriç.
Më pas tekniku u rikthye te sfida e humbur 0-3 ndaj Interit, duke theksuar se për sa kohë ishte në fushë holandezi Schuurs, nuk u dhanë asnjë mundësi shënimi zikaltërve.
Top Channel