Humbi bashkëshortin gjatë shpërthimit të Gërdecit: Ai ishte i merakosur, punohej në kushte primitive

27/10/2023 16:04

Mirela Dvorani, bashkëshortja e njërit prej viktimave nga shpërthimi i Gërdecit tha se atje punohej në kushte primitive.

Mirela Dvorani: Kam humbur bashkëshortin tim Endri Dvorani. Ai ka qenë i punësuar si ekonomist atje, më herët ka qenë ushtarak por ishte i liruar nga ajo detyrë. Në Gërdec ka punuar nga Shtator 2006- 15 Mars 2008. Ai ishte përgjegjës i disa grave dhe maste punën e tyre. Aty filloi pune se ishte në zanatin e vet. Ai ishte i merakosur për kushtet e punës, për sigurinë teknike pasi aty punohej në kushte primitive këtë shqetësim m’a kishte shprehur vetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA