Ai është një i mbijetuar i tragjedisë së Gërdecit.

Majori Sadik Sulaj punoi vetëm dy javë në fabrikën e demontimit. Si një ushtarak i mbetur pa punë, miqtë i thanë se mund të punonte për tre mijë lekë dita në Gërdec dhe për shkaqe ekonomike menjëherë pranoi. 15 vjet nga shpërthimi që atë kohë i dogji 20 përqind të trupit, ai rrëfen se si në ikje e sipër, për të shpëtuar mbajti duart mbas koke. Duart u dogjën nga flakët që e ndiqnin por ai mbijetoi.

Unë shpëtova falë fatit dhe zotit kaq mund të them të tjerat do t’i them kur të vij të dëshmoj. Kam një jetë të dytë”– u shpreh ish-ushtaraku Sadik Sulaj.

Në prani të familjes Durda, avokatit që përfaqëson viktimat e gërdecit dhe të prekurit e tragjedisë dhe avokatit të Mediut rrëfyen edhe ish ushtarakë të tjerë , ish punëtorë e banorë të Gërdecit dhe banorë që treguan si shpëtuan si demontoheshin predhat.

Ne procesin ku i akuzuar është ish ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu mbrojtja e tij kërkoi shpjegime nëse e kishin parë apo jo ish zyrtarin në këto ambiente. Dëshmitarët thanë ‘jo’.

Ish-ushtarakut Veiz Muca deklaroi se baruti ishte grumbulluar nga demontimet e dy ditëve dhe se nuk kishte më vend në kontejnerë.

Tragjedia e gërdecit ndodhi nga babëzia e ushtrisë për të sjellë sa më shumë municione dhe babëzia e punëtorëve për të bërë sa më shumë punë që për të arritur normën  i shkelnin rregullat në punë “- tha ish ushtaraku.

Javën që vjen në gjykim do të dëgjohen sërish dëshmitarët e SPAK që e ka dorëzuar Mediun të pandehur për dy vepra shpërdorim detyre dhe shpërdorim detyre me kuadrin ushtarak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA