Akuzat e ngritura ndaj tij në GJKKO, Berisha i cilëson si ‘hakmarrje’ pas reagimit të tij në seancën parlamentare.
Gjatë takimit me dyer të mbyllura me ‘Rithemelimin’, Berisha u shpreh i vendosur për nisjen e protestave. Berisha tha se është i qartë se do të ketë ‘burgosje dhe sakrifica’, duke nënkuptuar grevë urie, por sipas tij nuk ka rrugë tjetër.
“Protesta e deputetëve mund të shkonte deri në grevë urie. Me Ramën zgjidhje nuk ka. Ai ka krijuar mekanizmat për manipulimin e votave. Ne parlament na shndërroi si njerëzit pa asnjë rol. Nuk na lejonte asnjë lloj aktiviteti. Komisionet hetimore s’na i lejonte. Përveç mandateve që vjedh dhe nuk lejon rrotacion, ai do të zhvlerësoje deputetët. Ne do e vazhdojmë betejën në Kuvend. Ramës do t’i bëjmë betejë në çdo skaj të vendit. Do të kemi burgosje, sakrifica, por nuk kemi rrugë tjetër veç betejës. Kemi qëndruar 2 muaj 500 vetë dikur në Bulevard. Merita juaj është të mendoni për reagim ndaj regjimit, akuzat ndaj meje janë pasi reaguam në Kuvend. Ta kemi të qartë, nuk ka kthim pas deri në realizimin e qëllimit.”-tha Sali Berisha.
Këshilli Kombëtar ka hartuar sot një rezolutë, ku parashikon se vendimi përfundimtar i ‘Rithemelimit’ është organizmi i protestave të fuqishme.
Top Channel