Arabia Saudite kërkon një tjetër yll europian, në “shënjestër” lideri i Manchester City-t

27/10/2023 20:55

Kevin De Bruyne mund të jetë ylli i ardhshëm që do të transferohet në Arabinë Saudite.

Siç raportojnë mediat britanike, drejtuesit e Saudi Pro League e kanë vëzhguar prej kohësh mesfushorin belg, aktualisht i dëmtuar dhe janë gati të hidhen në sulm për transferimin e tij në Lindjen e Mesme në vitin 2024.

De Bruyne, i cili ka luajtur vetëm 49 minuta në dy ndeshje këtë sezon për shkak të një dëmtimi, ka kontratë me Manchester City-n deri më 30 qershor 2025 dhe është lider i padiskutuar i skuadrës së Pep Guardiolës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA