Qeveria mori vendimin të zerojë tarifat për shërbimet bazike në llogaritë bankare.

Kështu hapja, mbyllja apo mirëmbajtja e një llogarie, kryerja e pagesave on line, tërheqja e parave nga ATM-të apo depozitimi i tyre do të jenë falas. Përfitues do të jenë pensionistët si dhe shtresat e tjera në nevojë që trajtohen me ndihmë ekonomike apo sociale. Për ekspertët vendimi do zgjerojë edukimin financiar

Ndërsa, më shumë individë pritet t’i bashkohen sistemit financiar, synimet janë që qarkullimi i parasë fizike në ekonomi të ulet gjithnjë e më shumë. Paraja jashtë bankave vlerësohet në sasi rekord, gati 24% e totalit, ndërsa sasia është rritur me 17 miliardë lekë në gusht nga një vit më parë. Ekspertët mendojnë se paraja fizike krijon shumë kosto për individët dhe ekonominë,

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në gjashtë muajt e parë të vitit u regjistruan gjithsej rreth 6.5 milionë pagesa me kartë në terminalet elektronike të shitjes. Ndërkohë numri i kartave të debitit arriti në 1.21 milionë, në rritje 2.5% që prej janarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA