Gjithçka në shtëpinë e pensionistes turke Mukaddes Kokeralp Cirak duket se shkon në drejtim të atij qe njihet si themeluesi i Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturk, lideri i cili vdiq në 1938.
Teksa autoritetet përgatiten të celebrojnë 100 vjetorin e Turqisë moderne të dielën, mediat qeveritare dhe të huaja vizituan shtëpinë e Cirak të kthyer tashmë në një memorial ndaj ish-presidentit laik.
“E gjithë bota e do Ataturkun, ai krijoi republikën,” thotë gruaja për rrjetin AFP, nga qyteti veriperëndimor Edirne.
85-vjeçarja thotë se ka punuar gjithë jetën në Gjermani dhe është kthyer në Turqi në 1985, kur dhe nisi të koleksiononte objekte të Ataturk, pas vdekjes së burrit të saj.
Cirak thjotë se disa nga objektet i ka blerë, dhe të tjera i ka mbledhur falas si kalendarë e libra të publikuar gjatë viteve.
Imazhi i marshallit turk shihet në muret e jashtme të shtëpisë dhe në kopsht, ku portrete foto dhe homazhe të tjera janë vendosur me kujdes.
Cirak thotë se pasioni vjen nga gjyshi saj, familja e të cilit ishte e afërt me atë të liderit kur jetonin në portin grek të Selanikut, që asokohe ishte pjesë e perandorisë otomane.
Ajo thotë se tashmë është e shqetësuar për drejtimin që po merr vendi me udhëheqjen e Erdogan, i cili ka ndryshuar disa nga reformat e Ataturk, kryesisht për fenë.
“Shpresoj që republika të zgjasë përgjithmonë, jo vetëm për 100 vjet”, shton ajo.
Top Channel