“Meshkujt, meshkuj janë”/ Poetja shtanget nga reagimi i avokates: Gruaja trajtohet si djall, burrat bëjnë ç’të duan

26/10/2023 21:52
Rita Petro në Top Story

“Edhe vajzat duhet të jenë më të kontrolluara kur futen nëpër lokale apo shkojnë në disko nate. Se edhe meshkujt meshkuj janë”-ishte reagimi tronditës nga avokatja Vjollca Pustina pak ditë më parë që solli diskutime në Top Story.

Poetja Rita Petro e quajti absurde reagimin e saj duke u shprehur se historikisht shoqëria e cilëson si “djall” gruan dhe gjithmonë fajëson gjininë femër.

Ajo që më shqetësoi më tepër ishte ‘meshkujt meshkuj janë’.  Pikërisht mbase ne i rrisim meshkujt në familje, po burrit i lejohet se nuk e kontrollon vetën. Gruas nuk i lejohet asgjë. Shoqëria reagon vetëm për një fëmijë, gruaja trajtohet djall dhe duke u trajtuar djall, shoqëria ndahet ne dy pjesë, ajo është fajtore, ajo zhvesh. Çdo vajzë ka të drejtat e veta me trupin e saj. Ka debate në çift për shembull, por në mes që futet dhuna në mes, ajo që i ndodhi asaj vajze, presioni ndaj gazetares nga të fortët, kjo është ajo shoqëria. Këta që bëjnë të fortin i ushqen politika. Dhe reagimi i mamasë së njërit nga djemtë thotë “atë e pret një fëmijë në shtëpi”– tha Rita Petro në Top Story.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA