Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Joao Félix do të jetë gati për të luajtur në “El Cásico” kundër Realit të Madridit. Sulmuesi i Barçës u zëvendësua në pjesën e fundit të ndeshjes kundër Shakhtar Donetskut, pasi pësoi një goditje të rëndë në kyçin e këmbës, por portugezi konfirmoi se do të jetë i disponueshëm për t’u përballur me “Los Blancos” këtë të shtunë, në Montjuïc.
Pasi publikoi në rrjetet e tij sociale se do të luante, Joao Félix riafirmoi disponueshmërinë e tij për të luajtur në “El Clasico” gjatë një interviste për ‘Movistar +’.
“Jam mirë. Ishte vetëm një goditje e vogël. Tani është koha për t’u rikuperuar dhe kaq,” – tha Joao Félix, i cili nuk dëshiron të humbasë “El Clasicon” për asgjë në botë.
I ngacmuar për faktin së kurrë nuk ka fituar apo shënuar kundër Realit të Madridit në një ndeshje zyrtare gjatë gjithë karrierës së tij, Joao Félix u befasua, por i bindur se mund ta ndryshonte këtë statistikë të keqe.
“Nuk ia kisha idenë, por duke menduar për këtë, është e vërtetë. Le të shpresojmë se do të ndryshojë këtë fundjavë,” tha Joao Félix./Supersport
Top Channel