Festivali i artit “Frida”/ Do të marrin pjesë vetëm artistet gra

26/10/2023 19:57

U çel në Galerinë e Tiranës Festivalin Ndërkombëtar të Artit të Grave “Frida”, që do të mbahet deri në 25 nëntor.

Thirrja për pjesëmarrje është bërë që në fillim të këtij viti, vetëm për artistet gra për të paraqitur dhe punët e tyre në letër, që janë krijuar dy vitet e fundit.

Ky festival ndërkombëtar është frymëzuar nga figura e piktores me famë botërore Frida Kahlo, një ikonë e gruas së fortë dhe rebele. Ky festival do të jetë një mundësi për t’u kthyer në një pikë takimi mes artisteve nga vende të ndryshme të botës si dhe një rrugë e shkëmbimit e ndarjes së ideve, apo dhe e promovimit të artit të tyre.

Vepra e Fridës ka qenë e njohur ndërkombëtarisht si simboli i traditave meksikane kombëtare dhe autoktone, dhe nga feministet për përshkrimin e saj pa kompromis të përvojës dhe formë femërore.

Vdiq më 13 korrik 1954 në moshën 47-vjeçare. Shkaku zyrtar i vdekjes ishte embolia pulmonare, edhe pse disa besojnë se ajo mund të ketë vrarë veten

Top Channel