Ekskluzive/ Cenalia dhe Kastrati refuzuan mbrojtjen, Gjykata caktoi një tjetër avokate kryesisht për Berishën, TCH e filmoi

26/10/2023 17:50

Teksa dy avokatët që ishin caktuar falas nga gjykata për Sali Berishën, Rabije Cenalia dhe Jalldiz Kastrati hynë në gjykatë dhe ishin nën vëmendjen e medias, një avokate e tretë kryesisht u filmua nga gazetarja Anila Hoxha, duke hyrë qetësisht në ambientet e Gjykatës së Posaçme.

Sikurse gazetarja e Top Channel raporton, Valentina Todoresku ishte pjesë e planit të Gjykatës, në rast se Cenalia dhe Kastrati do të hiqnin dorë nga mbrojtja e ish-kryeministrit.

Teksa dy avokateve kryesisht, gjykata u dha 4 orë e 30 minuta kohë për t’u njohur me dosjen, Anila Hoxha pa Valentina Todoreskun të hynte në gjykatë.

Më pas, kur Cenalia dhe Kastrati dhanë dorëheqjen, avokatja Valentina Todoresku, që ishte thirrur më herët nga GJKKO, u fut në sallë për të përfaqësuar Sali Berishën. Ajo mori përsipër mbrojtjen dhe në seancë, gjykata vendosi të lërë masën “detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin. Sipas vendimit, ai duhet të paraqitet në gjykatë të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, në orën 10:00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA