Dorian Duçka është paraqitur këtë të enjte në SPAK.

Nuk dihen ende arsyet e vizitës së tij në Prokurorinë e Posaçme, megjithatë paraqitja vjen pasi McGonigal pranoi fajësinë për fshehjen e faktit se kishte marrë 225,000 dollarë nga shqiptaro-amerikani, Agron Nezaj, i cili u bë informatori për hetimin e FBI-së lidhur me kontaktet dhe takimet e tij në Shqipëri.

Pranimi i fajësisë nga ish-zyrtari i lartë të FBI-së u bë në një gjykatë federale në Uashington, në bazë të një marrëveshje mes akuzës dhe avokatëve të Charles McGonigal, përmes së cilës ai pranoi fajësinë për akuzën e parë për fshehje provash materiale dhe prokurorët rrëzuan tetë akuzat e tjera në akt-padi.

Zoti McGonigal pranoi të gjithë akuzat që kishin të bënin me Shqipërinë, përfshirë kontaktet me kryeministrin Edi Rama dhe këshilltarin jozyrtar të kreut të qeverisë, Dorian Duçka.

Megjithatë, nuk dihet nëse është kjo çështja për të cilën është thirrur Duçka në SPAK, pasi emri i tij është lakuar edhe në çështjen CEZ-DIA që lidhet me abuzimet me privatizimin e OSHEE-së.

Pasi u mor për rreth katër orë në pyetje nga SPAK, Dorian Duçka doli i buzëqeshur nga Prokuroria dhe zgjodhi të mos prononcohej për gazetarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA