Djemtë e përputhen ranë pre e provokimeve të inskenuar nga produksioni. Një vajzë e re dhe simpatike luajti rolin e një grimiereje. Pavarësisht rregullave të vendosura nga programi, djemtë nuk nguruan ta vëzhgonin, madje u treguan të gatshëm për të flirtuar me të, veçanërisht Serxhio dhe Orjani.
Ja disa nga komentet e tyre drejtuar grimieres:
Orjani: S’ka gjë se i falet gocës (për kodin e veshjes)
Orjani: Kush na e var ne katundarëve
Djemtë: E kemi gjakun e ëmbël ne.
Gerti: Mbaro punë këtu edhe eja hip sipër, konkurro për “Për’puthen”
Grimierja: S’ e di a do më zgjedhin apo jo?
Djemtë njëzëri: Ne të kemi zgjedhur!
Vedati: Pasha familjen unë tash po dali.
Kjo video e fshehtë u prit me të qeshura dhe batuta nga djemtë, por jo nga vajzat.
“E dimë që jeni mashtrues”, u drejtohet Alba.
Ndërsa moderatorja Megi Pojani kritikoi ashpër djemtë për shkeljen e rregullit kryesor të emisionit të dashurisë.
“Kjo është e paprecedentë”, iu drejtua ajo djemve.
Më pas, Megi i habiti të gjithë kur njoftoi se vajza simpatike që supozohej të ishte grimierja, në fakt është konkurrentja më e re që i bashkohet emisionit të dashurisë.
Por çfarë do të ndodhë pas interesimit që tregoi Vedati në dhomën e grimit ndaj konkurrentes së re? A do të ketë një takim mes tyre? Kjo mbetet për t’u parë në episodet e ardhshme.
Top Channel