Zyrtarët e qendrës financiare të SHBA, New York City kanë nisur të mendojnë shpërndarjen e tendave për emigrantët për strehimin e tyre në parqet e qytetit, sipas një raportimi të sotëm nga mediat vendase.
Daily Mail shkruan se situata dramatike i ka detyruar të ngrejnë tashmë disa tenda të mëdha për azil-kërkuesit, por propozimet e reja përfshijnë krijimin e fushave të plota të kampingut, shkruan e përditshmja Wall Street Journal.
Zhvillimi vjen teksa kryebashkiaku Eric Adams tha dje se “çdo opsion është në tavolinë” kur u pyet nëse strehimi emigrantëve do të përfshinte dhe qendrën e Manhattan dhe parkun e famshëm ‘Central Park’.
Adams tha pa u merakosur se ‘qytetit i janë mbaruar dhomat e hoteleve ku janë strehuar rreth 65,000 emigrantë’, por mbetet për t’u kujdesur për 120,000 të ardhur vetëm këtë vit.
Megjithëse një sondazh i fundit i banorëve zbulonte se kriza e emigrantëve “do të shkatërrojë qytetin” Adams hapësira të mëdha do të përdoren për strehimin e tyre dhe se së shpejti “shenjat e krizës do të jenë të dukshme kudo në qytet”.
Ai shtonte se kanë nisur takimet për përballimin e çështjeve sanitare që vijnë me krizën, teksa zyrtarët thanë për rrjetin CBS News se kampingët e emigrantëve do të mbushin parqet e famshme të qytetit si Central Park, Prospect Park dhe Floyd Bennett.
Top Channel