Vedati, në takimin që zhvilloi jashtë studios me Albën, rrëfeu se është baba i një vajze.
Konkurrenti i “Për’puthen” u emocionua kur i tregoi Albës se e takon vajzën vetëm 4-5 herë në vit, pasi ish-partnerja e tij, mamaja e vajzës, jeton jashtë shtetit.
Ai është ndarë nga partnerja pas vdekjes së babait. “Zgjodha të shkoja pranë nënës dhe të kujdesesha për të”, tha ai.
Por, i pyetur nga moderatorja Megi Pojani, Vedati pohoi se nuk i ka reaguar kurrë nënës së tij arsyen e ndarjes.
“Ajo nuk e di arsyen e ndarjes. Askush nuk e di. Do të doja që nëna të mos e dinte. Aq i vuajtur jam, do të doja mos ta dinte nëna, se po ta shoh edhe njëherë nënën duke qarë, më mirë të kisha vdekur”.
Mes lotësh, ai tregoi se i dhemb kur vajza pyet “ku është babi”.
“Kur është me mamin, pyet ku është babi. Edhe kur ka qenë këtu te unë, pyet ku është mami”.
Por, a ka Vedati më ndjenja për ish-partneren?
“Nuk mund të them. Nuk mendoj se është e përshtatshme të flas në këto momente. Diçka që thyhet, nuk ndreqet. Dua që ajo të jetë e lumtur me yllin që ka. Unë i uroj fat, ajo është e re”.
Më tej, Vedati theksoi se nuk do të lejojë që gruaja e tij e ardhshme të bëhet mama për vajzën e tij.
“Nuk do ta lejoj që gruaja ime e ardhshme t’i thotë vajzës sime, vajza ime. Nuk do e lejoj në asnjë moment. Është e lirë të martohet kur të dojë, ka jetën e saj”.
Rrëfimi i tij emocionoi të gjithë konkurrentët, ndërsa Alba surprizoi me gjestin e saj, duke i dhënë Vedatit një dhuratë për vajzën e vogël.
Top Channel