Spanja kap më shumë se 8 ton hashash në ishullin e Ibiza (fotot)

25/10/2023 19:37

Autoritetet spanjolle njoftonin sot kapjen e më shumë se 8 ton hashash (marijuanë e koncentruar) në ishullin turistik të Ibiza, në një operacion rastësor të së hënës nga agjencitë taksore.

Zyrtarët thanë se patrullat kishin ndaluar tre furgonë të dyshimtë që udhëtonin ne drita të fikura, që më pas rezultoi  ne një prej kapjeve më të mëdha të drogave në ishujt e arqipelagut Balear.

Zyrtarët kishin ndaluar mjete e dyshuara në rrugën mes fshatrave Sant Joan de Labritja në veri të ishullit mesdhetar.

Ata shtonin se drejtuesit e mjeteve kishin frenuar në mënyrë të menjëhershme duke shkaktuar përplasjen e furgoneve, ndërsa të gjithë pasagjerët ishin larguar me vrap dhe ende nuk janë kapur.

Në automjetet e braktisura agjentët doganorë kishin gjetur 216 pako me një total prej 8.3 ton hashash.

Ishujt e vegjël në brigjet lindore të Spanjës janë destinacione të preferuara pushimesh për Evropianët por zyrtarët besojnë se sasia e madhe e drogës se kapur kishte si objektiv shpërndarje të mëtejshme në Evropë.

Ata thonë se kanë vërejtur një rritje të trafikut të hashashit në zonë e Mesdheut, ku këto droga shpesh vijnë nga Afrika e veriut me barka të shpejta nga trafikantët.

FOTO GALERI
2/5
Zyrtarët kishin ndaluar mjetet e dyshuara në rrugën mes fshatrave Sant Joan de Labritja në veri të ishullit mesdhetar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA