Grafiku i turizmit në vend po shënon vetëm rritje pozitive.
Shifrat flasin sërish këtë vit për një rekord në muajin shtator me 1.1 milionë të huaj që kanë vizituar vendin tonë. Referuar Institutit të Statistikave bëhet fjalë për një rritje prej 45% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Duke i mbledhur shifrat që prej janarit, rezulton se në hapsirën kohore prej 9 muajsh gjithsej në Shqipëri kanë hyrë 8.3 milionë të huaj. Numri gjithnjë e një rritje i turistëve, flet mirë jo vetëm për bujën që Shqipëria ka bërë përtej kufijve këtë vit dhe por edhe për ndikimin pozitiv që ka në ekonominë e vendit.
“Strukturat akomoduese dhe të gjitha ato biznese që kanë lidhje me turizmin po njohin një zhvillim tepër të lartë dhe marzhe të larta fitimi por jo vetem kaq. Transporti dhe të gjitha bzineset që konsidorehen si biznese me pakicë, aty ku ka turistë po njohin persëri rritje të marzheve të fitimit. Pra sic e shohim turizmi ka sjellë nje bum ekonomik sa i përket këtij sektori, jashtë parashikimëve. Zhvillimi i turizmit po ndikon shumë mirë në punësimin e të rinjve dhe jo vetëm, në këtë sektor ku dhe pagat ketë vit janë më të larta krahasuar me vitet e mëparshme”- tha Romina Radonshiqi, eksperte ekonomie.
Top Channel