Ramos, gati të kthehet te “La Roja”: Nëse rrethanat e lejojnë…

25/10/2023 22:23

Sergio Ramos mendon të rikthehet në kombëtaren spanjolle, pasi i dha lamtumirën “La Rojas” në shkurt.

“Të gjithë e dinë iluzionin që do të kisha pas kthimit në kombëtare. Kthimi nuk varet nga unë. Ajo që varet nga unë është të bëj më të mirën dhe të jem në nivelin tim më të mirë. Përzgjedhjen e vendosin të tjerët”, tha mbrojtësi për Movistar, pas humbjes së Sevillas ndaj Arsenalit, në Champions League.

“E kam ende këtë shpresë (për t’u kthyer) dhe për të dhënë gjithçka për ekipin tim, Sevillan. Po përmirësohem pak nga pak, po grumbulloj minuta dhe ndihem në formë më të mirë. Kohët e fundit kam marrë një vendim, sepse futbolli ndonjëherë nuk është vetëm futboll. Nëse rrethanat e lejojnë… Të gjithë e dinë se çfarë do të thotë të përfaqësosh vendin tënd. Do ta shohim së shpejti”, përfundoi Ramos.

Qendërmbrojtësi 37-vjeçar ka luajtur gjashtë ndeshje për Sevillan këtë sezon dhe ka dhënë një asistim./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA