Vetëm disa minuta rrebeshe shiu u deshën që të përmbyteshin shumë rrugë në qytetin e Durrësit dhe periferinë e tij.
Më problematike paraqitet situata në kryqëzimet e lagjes 12, 18, 16, 17 dhe 4 e 5. Problematike paraqitet situata dhe në Shkozet e disa rrugë dytësore të plazhit dhe ish-kënetë. Këmbësorët e veçanërisht nxënësit e shkollave, që funksionojnë në turnin e dytë, e kanë të vështirë të qarkullojnë në këto rrugë.
Në rrugën pranë Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, banorë të zonës deklarojnë se kanë shpërthyer edhe ujërat e zeza.
Ndërkohë me pushimin e reshjeve të shiut pritet të tërhiqen ujërat nga rrugët e trotuaret, ndërsa mirëmbajtja dhe pastrimi i pusetave dhe rrjetit të kanaleve të ujërave të bardha mbetet një problematikë që kërkon vëmendje të vazhdueshme.
Top Channel