E reja vdes nga meningjiti disa ditë pas ndërhyrjes estetike në hundë (fotot)

25/10/2023 17:18

28 vjeçarja Karla Mayela Amador u prek nga infeksioni i rëndë i meningjitit dhe vdiq pas një ndërhyrjeje estetikë në hundë, teksa familja e saj kërkon tashmë përgjigje dhe zotohet se vdekja e bijës së tyre nuk do të kalojë e pandëshkuar.

E reja që villte pa pushim pas operacionit vdiq një javë më vonë, pas përkeqësimit të shpejte te shëndetit të saj nga infeksioni vrasës.

Familja e saj kërkon veprim ndaj klinikës në qendër të kryeqytetit meksikan Mexico City ku e ndjera bëri ndërhyrjen më 29 shtator. Ata thonë se kërkojnë drejtësi për vdekjen e 28-vjeçares që u diagnostikua me meningjit më 3 tetor dhe një javë më vonë u shpall klinikisht e vdekur.

Disa orë pas përfundimi të procedurës klinike Karla nisi të ndjehej keq me marrje mendsh e humbje ndjenjash.

Ajo ishte dërguar në repartin e emergjencës për kontrolle dhe iu dha mjekime kundër të vjellave. Por shëndeti i saj përkeqësohej dhe doktorët nisën teste për bakterie në gjak dhe në tru.

Autoritetet kanë ndaluar tashmë procedurat në klinkën ku Karla kreu operacionin në hundë, edhe pse nuk janë të sigurtë se ku ajo e mori infeksionin.

Motra e saj Jessica shkruante në rrjetet sociale: “Ne duam drejtësi pasi është e pabesueshme që një kirurgji për të cilën doktori thotë se del e buzëqeshur, të shkatërrojë një familje të tërë, motra ime ishte një njeri i mirë.” Familjarët e Karlës shkruanin më tej: “Fluturo në qiell Karla Mayela Anaya Amador, ne që mbetemi këtu do të kërkojmë drejtësi për ty, që vrasja jote të mos kalojë pa u ndëshkuar. Shko te Zoti që të mbush me dritë e dashuri”.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA