VIDEO/ Ronaldo i dorëzon dhuratën e shtrenjtë “armikut” të Tyson Fury-t para duelit të madh

24/10/2023 11:19

Francis Ngannou ndodhet në Arabinë Saudite për të bërë debutimin e tij në boks me kampionin e peshave të rënda, Tyson Fury. Në vendin e Lindjes së Mesme, Cristiano Ronaldo e priti në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ish-lojtari i Realit të Madridit, i cili aktualisht luan për Al Nassr, i dhuroi atij një orë të  markës Jacob & Co të quajtur “Zemra e Ronaldos” me vlerë më shumë se 100,000 dollarë.

Cristiano Ronaldo dëshironte të befasonte ish-kampionin e peshave të rënda të UFC-së, Francis Ngannou. “Ylli” i Al Nassr, i cili jeton në Arabinë Saudite, e vizitoi luftëtarin nga Kameruni kur mbërriti në vend dhe i dhuroi një orë shumë të veçantë.

Në videon që ata kanë shpërndarë në rrjetet sociale, shihet se si bashkëpronari i markës, Jacob Arabo, ia dorëzon Ngannou, i cili e pret me një buzëqeshje të madhe.

Nuk është hera e parë që Ronaldo bëhet protagonist me luftëtarët e kafazit. Në vitin 2021 ishte ballë për ballë me Khabib Nurmagomedovin, i cili është një tifoz i madh i futbollit dhe fans i portugezit.

Në shkurt të këtij viti, CR7 shkoi në Diriyah Arena, në Arabinë Saudite, me djalin e tij Cristiano Ronaldo Jr. për të parë duelin mes Jake Paul dhe Tommy Fury, një nga më të pasqyruarit në media falë YouTuber-it të famshëm.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA