Neymar Junior, i cili ka humbur sezonin për shkak të një dëmtimi të rëndë që pësoi në një ndeshje të kombëtares, hodhi poshtë pretendimet se problemet fizike ishin fajtore për largimin e tij nga PSG.
“Kalojnë ditë, kalojnë net, por gjërat nuk ndryshojnë. Ka llogari të tilla që nuk ndërveprojnë me lojtarin në baza ditore, ata nuk e dinë se çfarë po ndodh në të vërtetë, por postojnë sikur ata ishin ata. Çdo ditë e më shumë ka njerëz që dëmtohen për shkak të ekzagjerimit mediatik. Unë vazhdoj të besoj në një të ardhme pa lajme të rreme”, ka shkruar braziliani në Instagram.
Faqja “futeousadia” ka publikuar një lajm sipas të cilit testet parasezonale treguan problemet fizike të Neymarit. Gjithashtu shkruan se Luis Enrique e informoi brazilianin se ai nuk do të ishte titullar dhe se ishte i lirë të kërkonte një klub tjetër.
Neymar u dëmtua rëndë me Brazilin, në ndeshjen që ekipi i tij zhvilloi së fundmi kundër Uruguait. Sulmuesi do të mungojë për muaj të tërë, pasi pësoi një çarje në ligamentin e kryqëzuar të përparmë dhe menisk në këmbën e majtë. /Supersport
Top Channel