“Skuadra vuan dëmtimet, por jam gati ta udhëheq”, sulmuesi: I jam mirënjohës Xavit

24/10/2023 22:11

Këtë sezon, Ferran Torres i janë ngarkuar më shumë përgjegjësi në skuadrën e Barcelonës dhe në fakt sulmuesi ka qenë i gatshëm sa herë trajneri Xavi Hernandez ka pasur nevojë.

Në 11 ndeshje të këtij sezoni mes La Ligas dhe Champions League, spanjolli ia ka dalë të gjejë rrugën e rrjetës në katër raste. Së fundmi, 23-vjeçari shprehet se është gati të marrë edhe më shumë përgjegjësi duke marrë parasysh numrin e lartë të lojtarëve të dëmtuar në organikën e katalanasve.

“Skuadra është duke u përballur me dëmtimin e shumë lojtarëve dhe sigurisht që unë ndjehem gati për të marrë më shumë përgjegjësi dhe për të bërë një tjetër hap në karrierën time. Ndjehem me shumë besim dhe gati për atë që do të vijë.

Trajneri Xavi më ka dhënë gjithnjë besimin e duhur, më ka këshilluar shumë dhe më ka aktivizuar gjithnjë në momentin e duhur. I jam shumë mirënjohës sepse ishte ai që i dha miratimin klubit për të më transferuar”, u shpreh Torres./Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA