Për më shumë se dy javë e rrëmbyer, pengu izraelit rrëfen përvojën në robëri: Kam kaluar nëpër ferr në Gaza!

24/10/2023 11:36

Yocheved Lifshitz, një e moshuar 85-vjeçare, e cila u mbajt e robëruar për më shumë se dy javë në Gaza, ka deklaruar në një konferencë për shtyp në Tel Aviv se ka kaluar ferrin.

Lifshitz u lirua nga Hamasi të hënën, ndërsa vajza e saj tha të hënën se pas rikthimit e ëma dëshiron “t’u tregojë të gjithëve atë që di”.

“Infermieret thanë se ajo është shumë e mprehtë dhe shumë e komunikueshme. Dhe ajo dëshiron t’u tregojë të gjithëve atë që di. Ajo dëshiron t’u tregojë të gjithëve atë që di. Ajo është me të vërtetë personi i parë që ka qenë me njerëz të tjerë atje dhe mendoj se është shumë e vetëdijshme se mund të transmetojë informacione,” tha vajza e pengut menjëherë pasi u ribashkua me nënën e saj në Tel Aviv.

Për mediet, Yocheved Lifshitz tha se “kaloi nëpër ferr” në Gaza.

“Ishte e vështirë, por ne do ta kalojmë këtë“- shtoi Lifshitz, ndërsa rrëfente përvojën e saj për gazetarët jashtë Qendrës Mjekësore Sourasky të Tel Avivit.

Duke folur në hebraisht, përkrah të bijës që përkthente, Lifchitz përshkroi se si u kap nga luftëtarët e Hamasit gjatë sulmit të tyre brutal terrorist ndaj Izraelit më 7 tetor.

Unë u rrëmbeva nga një motoçikletë që po kalonte në anën time ndërsa ata po udhëtonin drejt Gazës,” tha Lifschitz. E moshuara shpjegoi se si koka e saj ishte në njërën anë të motoçikletës ndërsa këmbët i vareshin nga ana tjetër.

Ishte një akt i dhimbshëm. Na futën në një portë. Unë isha i shtrirë anash në motoçikletë. Kam marrë mavijosje për shkak të pozicionimit në mjet,” shtoi Lifshitz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA