Ndërpritet seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se pasi ka dëgjuar pretendimet e avokatit Gent Gjokutaj dhe kolegut të tij, Gjykata ka vendosur shtyrjen e procesit deri në orën 18:00 pasi avokatët kanë kërkuar kohë për t’u njohur me aktet.

Gjatë këtyre orëve ka pasur aludime dhe skenarë të ndryshëm se si mund të veprohet në një rast të tillë të paprecedent, duke marrë parasysh faktin se ish-kryeministri Sali Berisha kishte deklaruar publikisht se nuk do të paraqitej në seancë, raporton gazetarja Hoxha.

Ndërkohë surprizë ka qenë mbërritja e dy avokatëve të mbrojtjes, të cilët megjithëse nuk u prononcuan për shtyp, u kuptua qartë që kanë tagrin e mbrojtjes së zotit Berisha.

Lexo edhe: Berisha nuk paraqitet në seancë! Avokat nga shteti e shoqërim me forcë, Hoxha zbardh skenarët

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA