Luis Enrique: Milani? Jemi në grupin e “vdekjes”, çdo ndeshje është e njëjtë për nga rëndësia

24/10/2023 20:25

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique ka folur për mediet në prag të ndeshjes së Champions League ndaj Milanit, ndërsa deklaroi se kjo ndeshje është si çdo përballje tjetër.

“Një ndeshje si çdo ndeshje tjetër mund të jetë e rëndësishme për të gjithë. Ne jemi të kënaqur me atë që po bëjmë, tani. Deri në fund të grupit nuk do të dihet se kush do të kualifikohet. Për ne janë dy ndeshje shumë të rëndësishme sepse do të ndikojnë në rrethanat e dy të tjerave. Ne do të luajmë në stadiumin tonë, përpara tifozëve tanë dhe do të duhet të luajmë më mirë se Milani për të fituar”-deklaroi spanjolli.

Më tej tekniku i PSG-së shtoi se Milani është në një moment të mirë dhe se ka eksperiencë në kompeticione të tilla, ndërsa në fund theksoi se kjo është arsyeja pse quhen grupi i “vdekjes”, pasi të gjitha skuadrat janë shumë të forta.

“Vlera e Milanit është se është një skuadër e madhe, ka luajtur gjithmonë në gara të mëdha dhe si të gjitha skuadrat ka ulje dhe ngritje. Për mendimin tim Milani po bën shumë mirë tani, mënyra si luan me topin, trajneri që ka është në një moment të mirë. Prandaj thonë se ky është grupi i vdekjes, sepse të gjithë mund të kalojnë”- u shpreh Luis Enrique./ supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA