Qeveria libaneze nuk dëshiron një luftë me Izraelin, tha ministri libanez i Informacionit në detyrë Ziad Makari.
Përmes një interviste me median shtetërore ruse RIA Novosti, Makari tha të hënën se: “Qeveria libaneze nuk dëshiron luftë. Nëse, Zoti na ruajt, kjo ndodh, ne do të ecim me rrymën (të luftojmë).”
Sipas RIA, Makari shtoi se “kërcënime” të tilla nga Izraeli janë bërë një “dukuri e vazhdueshme”.
“Izraeli nuk është përmbajtur kurrë nga kërcënimet dhe pothuajse çdo javë, në mos një, një tjetër zyrtar politik ose ushtarak kërcënon Libanin dhe premton ta kthejë vendin “në epokën e gurit” e kështu me radhë. Kërcënimet e Netanyahut janë bërë një dukuri e vazhdueshme për Izraelin”- tha Makari.
Ndërsa fokusi i luftimeve izraelite ka qenë në Gaza, kohët e fundit ka pasur një rritje të tensioneve ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut, një lëvizje islamike e mbështetur nga Irani, e cila ka bazën e saj kryesore pranë kufirit Izrael-Liban, duke ngritur shqetësime për një luftë më të gjerë.
Top Channel