“Tetori Rozë” në Tiranë, marshim sensibilizues në luftën kundër kancerit të gjirit

23/10/2023 17:13

“Marshojmë sot për një kauzë të fortë, marshojmë për luftën kundër kancerit të gjirit.”

Burra dhe gra marshojnë për t’ju kujtuar ju për një eko, për një mamografi, për të kontrolluar gjirin tuaj.

Kanceri i gjirit nuk prek vetëm në tetor, ndaj kontrollohu.

Prej 15 vitesh YWCA organizon fushata ndërgjegjësuese për gratë, por dhe në ndihmë të grave të prekura nga kanceri. Janë pothuajse 700 raste të reja çdo vit që diagnostikohen me sëmundjen vdekjeprurëse. Ajo kërkon që të lehtësohen kostot financiare për një grua që përballet me kancerin e gjirit.

“Tetori rozë është dhe duhet të mbetet një muaj për të ndërgjegjësuar por edhe për të kujtuar sfidat dhe për vështirësitë që gratë me kancerin e gjirit preken. Sigurisht edhe për të kërkuar llogari që atyre t’i plotësohet maksimumi. Ky ka qenë dhe mbetet qëllimi i YWCA-së.  Kemi depozituar në Kuvendin e Shqipërisë disa propozime për të lehtësuar kostot financiare për pacientet me kancerin e gjirit. Ju bëj me dije se jemi në pritje për lajme të mira në këtë drejtim”, tha Donika Goda, drejtore ekzekutive e YWCA.

Këtë kauzë e mbështesin edhe burrat, të cilët preken, por më pak se gratë, nga ky kancer. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj tha se gruaja shqiptare nuk lind e fortë por ajo bëhet e tillë për shkak të vështirësive që i ofron jeta.

“Gratë në Shqipëri nuk lindin të forta, bëhen të forta nga një sërë sakrificash. Të jetë një mënyrë sensibilizimi, një mirënjohje për skuadrën e ku ndër vite nuk ishte e modës, nuk ishte e udhës të flisje për këtë kauzë, për kancerin e gjirit, ata i kanë qëndruar besnik kësaj kauze”, tha Veliaj.

Në 15 vjetorin e YWCA  u ndanë dhe çmime për të gjithë ato gra e vajza që u ofruan dhe kontribuan secila në mënyrën e saj në ndihmë të grave në luftën kundër kancerit të gjirit.

FOTO GALERI
2/19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA