Në 100 vjetorin e hapjes së shkollës, prezantuan për herë të parë regjistrin e vitit të parë shkollor të vitit 1923-1924.

Përkujtimi i këtij përvjetori jubilar për shkollën “Ndoc Mazi” rihapi arkivën ndër vite të një prej institucioneve më të rëndësishme të arsimit në Shkodër. Jo vetëm dokumente e foto me shumë histori por edhe takime emocionuese mes brezash dhe rikthime pas shumë vitesh.

“Unë mbaj mend që mësuesit i kemi patur shokë dhe kanë qenë shumë autoritar. I kemi patur si udhërrëfyes dhe kemi dashur të bëhemi si mësuesit që na kanë mësuar”, tha Majlinda Angoni, prefekte e Shkodrës.

“Ndihem i privilegjuar dhe krenar kur shoh gjithë këta nxënës që kanë dalë nga kjo shkollë. Shumë breza të cilët sot njihen nga Shkodra dhe e gjithë Shqipëria”, tha Arben Mazi, nip i Ndoc Mazit.

“Janë pikërisht këto figura të cilat në momentet më të vështira i dhanë kësaj toke shpresë dhe jetë. Ashtu siç i kanë dhënë shpresë dhe jetë ky tempull, Shkodrës dhe dijes”, u shpreh Hasan Muca, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Arsimit.

Marije Sheldija dhe Marilda Raka, janë rritur në bankat e shkollës si nxënëse e pastaj për vite me radhë kanë edukuar brezat në pozicionin e mësuses.

“Unë kam qenë edhe nxënëse dhe mësuese për 25 vite në këtë shkollë. Më e pas me pasion, punën, dijen dhe mësimdhënien. Unë edhe në këtë moshë sot, ende nuk më ka ikur pasioni për të dhënë mësim”, tha Marije Sheldija.

Ky moment është një nga festivalet ku në kemi marrë pjese me mësuesin e nderuar Pjerin Gjyshja, dhe kjo shkollë ka një rekord sa i përket çmimeve të para dhe atyre të flamurit. Ndërsa sot jam si mësuese në këtë shkollë. Di të them se nga këtu kanë dalë një sërë nxënësish shumë të mirë dhe shumë me vlera”, tha Marilda Raka.

Në këtë shkollë, kanë dhënë kontributin e tyre si mësues e si nxënës edhe figurat e mëdha të artit shqiptar si Prenkë Jakova, Roza Anagnosti, Ndoc Çefa,  Frederik Ndoci etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA