“Paguani 50 mln € dhe merreni”, Bayerni mesazh Realit të Madridit

23/10/2023 14:55

Alphonso Davies është një nga objektivat e Realit të Madridit për verën e ardhshme.

22-vjeçari i krahut të majtë, një ndër më të mirët në rolin e tij, ka kontratë me Bayern Munchen deri në 2025. Lojtari i kombëtares kanadeze, ka vendosur të mos rinovojë kontratën me kampionët e Gjermanisë, pasi në verë dëshiron të nisë një aventurë të re në karrierë. Dhe opsioni Real Madrid është i preferuari i tij, siç theksoi ditë më parë edhe agjenti i “raketës” së krahut të majtë.

Ka shumë klube të interesuara për Davies, sidomos nga Premier League. Jam i sigurt se Reali i Madridit mund të jetë një nga klubet që do të donte të nënshkruante me Davies.

Të gjithë duan ta kenë pjesë të tyren një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë. Ka luajtur me Alabën për 3 vite te Bayerni, ata janë shokë dhe bisedojnë gjatë gjithë kohës.

Sigurisht që bisedat janë private. Davies nuk m’i tregon as mua. Por jam i sigurt që Alaba do donte të luante përsëri në të njëjtin ekip me Davies”, deklaroi Nedal Huoseh.

Nëse nuk vjen rinovimi Bayerni do të detyrohet ta shesë në fundin e këtij sezoni. Për të mos e humbur me parametra zero në verën e vitit 2025. Bild shkruan se drejtuesit e klubit bavarez do të kërkojnë minimalisht 50 mln euro për të lënë të lirë Davies në merkaton e ardhshme verore. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA