Opozita në protestë pro Palestinës para ambasadës izraelite në Afrikën e Jugut (fotot)

23/10/2023 19:36

Partia opozitare e Afrikës së Jugut, Luftëtarët e Lirisë Ekonomike, mbajti sot një demonstratë pro-palestineze para ambasadës së Izraelit në qytetin e Pretoria.

Pjesëmarrësit e shumtë me flamurë palestinezë dhe brohorime kundër sulmeve izraelite ndaj Gazës, dëgjonin fjalën e liderit të partisë Julius Malema.

“Kur je i shtypur opsioni vetëm është të luftosh,” tha mes te tjerash ai, mbi konfliktin e nisur pas një sulmi të Hamas në Izrael që raportohet se ka vrarë më shumë se 1000 izraelitë, teksa ushtria izraelite ka vrarë tashmë më shumë se 5000 palestinenë bombardime të përditshme ajrore mbi zonat e populluara në Gaza.

Kreu partiak Julius Malema tha se lufta për liri është një luftë e drejtë:

“Ata po luftojnë për liri, siç bëri dhe Mandela, që mori armët dhe luftoi për lirinë e popullit të Afrikës së Jugut, kur je i shtypur ky është opsioni i vetëm që ke”.

“Nuk mund të ndodhë që Afrika e Jugut e cila gëzon solidaritetin ndërkombëtar, të rrijë e qetë dhe të lejojë të ndodhë këtë absurditet”.

Parulla të shumta në protestë krahasonin veprimet e Izraelit me ato të regjimit të Aparteidit dikur në Afrikën e Jugut.

Malema kërkoi që Izraeli të ndalojë aneksimet e territoreve në Palestinë dhe të lejojë krijmin e shtetit të Palestinës.

“Izraeli duhet të ndalohet në mënyrë që të arrihet një marrëveshje, një zgjidhje me dy shtete e pranuar nga palët. Ata duhet të ndalojnë zgjerimin e territoreve të tyre ilegalisht, me territore të Palestinës”.

FOTO GALERI
4/6
Parulla të shumta në protestë krahasonin veprimet e Izraelit me ato të regjimit të Aparteidit dikur në Afrikën e Jugut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA