Oficerët e policisë gjyqësore kanë shkuar pasditen e kësaj të hëne në pallatin ku jeton Sali Berisha në Tiranë.
Sikurse duket në pamjet ekskluzive të siguruara nga gazetarja Anila Hoxha, mes tyre është edhe Hekuran Bregu, shef i departamentit për hetimin e korrupsionit dhe krimit ekonomiko-financiar në Policinë e Shtetit, ndërsa tre të tjerët janë oficerë të policisë Gjyqësore. Dy personat e tjerë janë truprojat e Sali Berishës.
Burimet e Anila Hoxhës konfirmuan se policia ishte në banesën ku jeton Sali Berisha për t’i komunikuar masën, por burime jo zyrtare thanë se ish-kryeministri nuk ndodhej në banesë.
Ish-kryeministrit, Sali Berisha i është caktuar masa “detyrim paraqitje” dhe i është bllokuar pasaporta, pas akuzave për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Sali Berisha dyshohet për korrupsion pasiv të funksionarëve në bashkëpunim. Veç tij, Gjykata e Posaçme vendosi detyrim paraqitje edhe për biznesmenin Fatmir Bektashi, ndërsa ra në pranga dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.
Vendimet u dhanë dy ditë më parë, ndërsa Berisha e konsideron një komplot të SPAK-ut në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama.
Top Channel