Një 31-vjeçare shqiptare është dhunuar dhe marrë peng nga bashkëshorti i saj në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se ka qënë gruaja ajo që bëri denoncimin në polici, pasi kishte mundur të dilte nga garazhi ku e kishte mbyllur.

Ajo ka rrëfyer para policisë se burri e kishte marrë me forcë mëngjesin e djeshëm nga makina e një prej kolegëve të saj, ku së bashku me djalin e saj 9-vjeçar, ishte nisur për në punë. Pas një debati të ashpër, burri mësohet se e ka dërguar atë në një shtëpi të pabanuar në zonën e via Libertà, në Maddaloni, ku pasi e rrahu dhe e kërcënoi me vdekje, e mbylli në garazh, duke u larguar me djalin dhe duke e paralajmëruar se do të kthehej për ta vrarë.

Vetëm gjatë natës, 31-vjeçarja ka arritur të arratiset duke thyer një dritare dhe duke u vetëplagosur. Falë një kalimtari, ajo më pas ka arritur të lajmërojë policinë.

E reja shqiptare ka mundur të bashkohet me të birin dhe të strehohet në një qendër në ndihmë të grave të dhunuara, ndërsa  bashkëshorti i saj, 35-vjeçari shqiptar, është ende në kërkim për dhunë në familje dhe rrëmbim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA