Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Lushnje-Rrogozhinë.

Dy automjete dhe një zetor janë përplasur me njera-tjetrën.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Gramsh dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona.

“Rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Çermë-Lushnjë”, në fshatin Zhamë, mjeti tip “Zetor” me drejtues shtetasin T. K., 40 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin Gj. D., 42 vjeç, dhe me automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin I. B.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit Gj. D dhe T. K., si edhe pasagjeri në mjetin tip “Audi”, shtetasi A. H., 50 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit“- thuhet në njoftim.

Top Channel