23/11 20:33
Bayern Munchen fitoi 1-3 në Mainz, fushë ku kishte humbur tri takimet e fundit në Bundesliga.
Sukses i rëndësishëm për kampionët në fuqi të Gjermanisë, por trajnerin Tuchel e shqetëson Leon Goretzka.
Mesfushori bavarez, një nga autorët e golave të fitores, theu gishtin në sfidën e së shtunës, dëmtim nga i cili do të qëndrojë disa javë jashtë fushave të blerta.
Goretzka i është nënshtruar gjatë pasdites së sotme një ndërhyrjeje kirurgjikale. Dhe pritet të mungojë rreth 3 muaj sipas vlerësimeve të para.
Gjithsesi, 28-vjeçari do të bëjë maksimumin të jetë në dispozicion të trajnerit Tuchel për Der Klassiker ndaj Borussia Dortmund (4 nëntor)./ supersport
Top Channel