20/11 17:18
Roma e Mourinhos zbret në fushë në orën 12:30 në “Olmpico”, kur pret Monzan, që shkon në kryeqytet me moral të lartë pas suksesit me Salernitanën.
Roma aktualisht zë vetëm vendin e dhjetë në renditje me 11 pikë të grumbulluara në tetë javët, ndërsa Monza ka një pikë më shumë.
Ende shumë mungesa për Mourinhon, i cili duhet të heqë dorë edhe nga Smalling, Renato Sanches dhe Dybala. Llorente rikthehet në mbrojtje me Mancinin dhe Ndicka.
Kristensen dhe Spinazzola rreshtohen në krahë, Paredes udhëheq mesfushën së bashku me Cristanten dhe Boven. Në sulm, Belotti do t’i bashkohet Lukakut.
ROMA (3-5-2): Rui Patricio; Mancini, Llorente, Ndicka; Kristensen, Cristante, Paredes, Bove, Spinazzola; Lukaku, Belotti.
Top Channel