Milan-Juventus, “ajka” e futbollit italian, rrëmben vëmendjen e opinionit sportiv këtë mbrëmje.
Por si di të rreshtohen “Djalli” dhe bardhezijntë në arenën e “San Siros”? Pioli ka humbur Chukwuezen për një muaj, por nga ana tjetër rikuperon Kalulu dhe Krunic. Maignan dhe Theo janë skualifikuar, edhe Sportiello është ndalur për një problem muskulor. Në portë, kundër “Zonjës së Vjetër” do të jetë Mirante.
Nuk mund të bëhet asgjë për Loftus-Cheek, kështu që titullar do të jetë Musah. Janë dy lojtarë të skuadrës së të rinjve në stol: portieri Bartoccioni dhe mbrojtësi i djathtë, Alex Jimenez. Në kampin e Juventusit, Vlahovic u stërvit me grupin dhe do të jetë i disponueshëm, por Allegri duket se synon të zgjedhë Kean së bashku me Milik nga minuta e parë.
Chiesa gjithashtu është grumbulluar, por me siguri do ta nisë nga pankina. Weah do të jetë titullar, ndërsa Rugani mban vendin e të të dëmtuarit Danilo në prapavijë. /Supersport
Top Channel