Flamurtari fitoi në shtëpi ndaj Elbasanit me rezultatin 2-1.
Vlonjatët ia dolën të merrnin tre pikë me shumë vlera ndaj një rivali direkt për objektivin sezonal të kuqezinjve që është rikthimi në elitë. Të besuarit e trajnerit Emiliano Çela gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 30-të me anë të Souza de Oliviera ndërsa në fraksionin e dytë, Dalanaj shënoi edhe golin e dytë për t’i dhuruar më shumë qetësi skuadrës së tij.
Gjithsesi, minutat e fundit u komplikuan disi për vendasit pasi Elbasani shënoi në minutën e 90-të me anë të sulmuesit Bobby Clement. Por, skuadra e Nevil Dedes nuk mundi të barazonte dhe vlonjatët festuan rikthimin te fitorja pas barazimit të fundit me Apoloninë.
Pas këtij trepikëshi, Flamurtari ngjitet në kuotën e 15 pikëve në vend të tretë ndërsa nga ana tjetër, Elbasani ruan vendin e dytë me 16 pikë.
Top Channel