Arrestimi i 21 vjeçarit me inicialet M.K. në Elbasan shënon dhe finalizimin e operacionit policor të koduar “Kontakti”, kundër veprimtarisë kriminale të vjedhjes.
21-vjeçari nga Elbasani vodhi 300 000 lekë në banesën e një shtetaseje, në fshatin Shirgjan. Ai ishte arrestuar dhe dënuar edhe më parë, për vjedhje.
Nga hetimet, 21-vjeçari rezultoi autor edhe i dëmtimit të disa objekteve në pronësi të teatrit “Skampa”, në muajin gusht të këtij viti.
Në vijim, gjatë veprimeve hetimore rezultoi se 21-vjeçari, më 3 gusht 2023, ka dëmtuar 2 objekte (çadra) në pronësi të objektit kulturor, teatri “Skampa”.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi M. K.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel