Dita e dytë e vizitës në Kalabri, Begaj pritet nga komuniteti arbëresh në Kozenca: I lumtur që keni ruajtur kulturën dhe zakonet e atdheut që latë pas

21/10/2023 14:15

Presidenti Bajram Begaj, në ditën e dytë të qëndrimit në Kalabri, zhvilloi sot vizita në qytezat e provincës së Kozencës, ku u prit nga komuniteti arbëresh dhe autoritetet vendore të cilët i uruan mirëseardhjen. 

Ndalesa e parë e Presidentit Begaj, ishte “San Demetrio Corone” ku iu rezervua një ceremoni e veçantë mirëseardhjeje me praninë e qytetarëve të kësaj komune dhe kryetarit të saj Ernesto Madeo.

Sheshi i Monumentit në “San Demetrio Corone” ishte dekoruar me flamuj shqiptarë, ndërsa fëmijët që kishin dalë për të pritur Presidentin Begaj veç pankartave të mirëseardhjes, mbanin flamujt e dy shteteve.

Presidenti Begaj ishte i ftuar nga kryetari i komunës së “San Demetrio Corone” Ernesto Madeo në festivalin e kengës arbëreshe, një aktivitet muzikor me pjesëmarrjen e të gjithë grupeve muzikore arbëreshe. Begaj ftoi artistët arbëreshë të bëhen pjesë e festivaleve që organizohen në Shqipëri duke ofruar mbështjen e tij dhe të institucioneve shqiptare.

“Jam shumë i kënaqur që  ju shoh të gjithëve ju, sidomos fëmijët të cilët kanë ruajtur gjuhën, zakonet, kulturën, veshjen, këngën dhe vallet që i përkasin atdheut që lanë pas. Jam shumë i lumtur të shikoj fëmijët me dy flamuj, atë shqiptar dhe italian. Miqësia jonë është një miqësi që i ka rrënjët shumë të thella. Detyra jonë është ta zhvillojmë këtë miqësi, ta promovojmë dhe ta trashëgojmë.

Jam shumë i lumtur që ju organizoni festival ndërkombëtar për vallen dhe këngën arbëreshe.

Ju siguroj që edhe në Shqipëri ka programe të tilla të cilat do të bëjnë të mundur që dhe ju t’a paraqisni veten atje, në atdheun tuaj.

Ju siguroj se do të keni mbështetjen time gjithmonë dhe mbështetjen e institucioneve shqiptare për të rritur atë që është bërë 600 vjet, për t’a trashëguar gjatë gjithë kohës.

Ju përgëzoj dhe uroj jashëzakonisht shumë që t’a vazhdoni këtë traditë, që të ruani gjuhën, të ruani veshjen, të ruani këngën”- tha Begaj.

Gjatë qëndrimit në komunën “San Demetrio Corone” presidenti Begaj vizitoi kishën antike  “Sant’Adriano”. Më pas kreu i shtetit zhvilloi takimin me komunitetin arbëresh në “Santa Sofia D’Epirio” ku u prit nga autoritet drejtuese të cilët organizuan dhe një shfaqje me këngë dhe valle folklorike arbëreshe. Begaj vizitoi gjithashtu kishën bizantine “Santa Sofia D’Epirio”.

FOTO GALERI
10/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA