Një zjarr ka shpërthyer në veriperëndim të Korfuzit të shtunën, në zonën midis fshatrave Agios Stefanos dhe Avliotes, sipas Brigadës së Zjarrfikësve të Greqisë.

Banorët morën një urdhër evakuimi përmes numrit të urgjencës 112, pasi zjarri thuhet se po afrohej me shpejtësi drejt shtëpive të qytetarëve dhe po kërcënonte edhe hotelet në zonë.

Rreth 32 zjarrfikës me 16 makina zjarrfikëse janë duke luftuar me flakët.

Top Channel